Hjustoni deklasoi kampionët, fiton edhe Portlandi

07.11.2014 16:23

Basketbollistët e Hjustonit kanë mbajtur efektin e qinpërqind prej nisjes të sezonit të ri, edhe pas ndeshjes kundër kampionëve në fuqi të San Antonios........

Roketsat e prirë nga Duajt Hauard, pa vështirsi të mëdha, deklasuan "sparsat", duke i mundur bindshëm me 98-81, më së shumti fal paraqitjes mbreslënëse të qendrës së tyre, që e mbylli sfidën me dabëll dabëll prej 32 pikë e 16 kërcime.

“Supermenin”, e ndihmuan edhe Xhejms Harden me 20 poena dhe Xhejson Teri me 16, për fitoren e gjashtë nga poaq ndeshje deri më tani për Hjustonin. Është interesant fakti se të gjitha triumfet e deritanishme, roketsat I kanë korrë me më shumë se dhjetë pikë epërsi.

Edhe Portlandi vazhdon me paraqitjet e mira në fillim të sezonit, duke mposhtur tani edhe Dallasin, me shifrat bindëse 108-87.  Blejzersat, vazhdojnë me mbrojtjen e mirë dhe pasi në ndeshjen e kaluar, ndaluan Lebron Xhejmsin në 11 pikë të shënuara, tani Dirk Novickit I lejuan të shënoi vetëm 17.  Te vendasit, për fitoren e re, të tretë sezonale, u përkujdesën Llamarkus Olldrixh me 20 dhe Demjan Lilard me 18 pikë. (Mustafa Ademi, TVM2)