Botë

Argjentina kalon shifrën prej një milion rasteve me COVID-19

20.10.2020 20:31

Argjentina ka kaluar shifrën prej një milion rasteve me koronavirus, teksa në kryeqytet...

Argjentina ka kaluar shifrën prej një milion rasteve me koronavirus, teksa në kryeqytet, Buenos Aires është regjistruar numri më i madh i infektimeve të reja.
 
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Argjentinës, gjatë 24-orëve të kaluara, janë regjistruar 12,982 raste të reja, duke e çuar në 1,002,649 numrin e përgjithshëm të rasteve.
 
Numri i viktimave është mbi 26,000 ndërkaq, mbi 800,000 argjentinas janë shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
 
Argjentina – që në mars regjistroi rastet e para me koronavirus – është shteti i pestë në botë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Rusisë.
 
Shumica e rasteve të reja në Argjentinë janë regjistruar në Buenos Aires dhe në periferi të këtij qyteti.
 
Në Argjentinë ka disa kufizime sa i përket udhëtimeve, por asnjë rajon nuk është në karantinë strikte./evropaelire