Mustafi ftohet nga Low për ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë
Shkodran Mustafi është përfshirë në ekip nga përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, për dy ndeshjet e radhës, kundër Gjibraltarit dhe Spanjës.........

Djaloshi nga Gostivari, kampion I Botës me panzerët në Brazil, ka shkëlqyer me Valencian këtë sezon dhe nuk ka mundur të mospërfshihet nga Low, i cili po ashtu ka ftuar edhe mesfushorin e Real Madridit, Sami Khedira, dhe atë të Borussia Dortmundit, Marco Reus, të cilët munguan muajin e kaluar për shkak të lëndimeve.
Ftesa për Mustafin, ishte e pritur, pas të gjithë ndehshjeve të mira sivjet për Valencinë, por veqanërisht pas takimit të fundit, kur në derbin kundër Vilarealit si mysafir, futbollisti ynë, ndonëse qendërmbrojtës, arriti të shënoi dy gola.
Gjermania fillimisht do të përballet me Gjibraltarin më 14 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016, para se katër ditë më vonë të luajë ndaj Spanjës në miqësore.
