Islandë, tërmet i fuqishëm, deputeti lë fjalimin në gjysmë

21.10.2020 11:32

Një tërmet me fuqi prej 5.7 mangitudë ka goditur pjesën jugperëndimore të Islandës....

Një tërmet me fuqi prej 5.7 mangitudë ka goditur pjesën jugperëndimore të Islandës, duke bërë që pothuajse çdo objekt të lëkundet.

E një gjë e tillë është vërejtur më së shumti në kryeqytetin Reykjavik, ku deputetët që ishin brenda sallës së Kuvendit mbetën të frikësuar nga lëkundjet e fuqishme. Mediat lokale nuk raportojnë për lëndime të qytetarëve apo dëmet materiale, ndërsa një video e publikuar në internet shfaq deputetin Helgi Hrafn Gunnarsson nga Pirata, i cili e lë fjalimin e tij në gjysmë sapo ndjenë lëkundjet e para dhe largohet me shpejtësi nga foltorja.

Por është interesant se si kryeparlamentari Steingrumur J Sigfusson arrin të ruaj qetësinë dhe të mos lëviz fare nga karrigia në të cilën ishte ulur – madje u bëri thirrje deputetëve të qëndrojnë ulur.