Ndihmë nga NATO për përballje me “Covid19”, respiratorë për RMV-në, Shqipërinë dhe Malin e Zi

21.10.2020 12:17

Maqedonia është një nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor....

Maqedonia është një nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor që do të marrin ndihmë nga NATO në ballafaqimin me virusin corona

Gjatë tetorit dhe nëntorit, aleatët e NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dhjetëra respirator dhe një total prej rreth 1.5 milion euro në pajisje mjekësore nga fondi i përgjigjes së pandemisë.

Të tre vendet kërkuan ndihmë nga Qendra Euroatlantike për Koordinim dhe Reagim të Fatkeqësive të NATO-s.

Deri në fund të këtij muaji, NATO do t’i dorëzoj respiratorët Maqedonisë së Veriut me qëllim që të ndihmojë vendet në luftë me pandeminë, theksojnë nga Aleanca Veriatlantike. Shqipërisë do t’i ndahen 60 respiratorë që do të vijnë nga Italia.