Botë
Raporti rreth ndotjes: Ajri i ndotur vrau 500 mijë foshnja në 2019-n
21.10.2020 13:19
Ndotja e ajrit, vitin e kaluar ka shkaktuar vdekjen e parakohshme të rreth gjysmë milion foshnja në muajt..

Ndotja e ajrit, vitin e kaluar ka shkaktuar vdekjen e parakohshme të rreth gjysmë milion foshnja në muajt e parë të jetës së tyre me pjesën më të madhe të bebeve në botën në zhvillim. Rreth dy të tretat e 500 mijë vdekjeve mes foshnjave, të dokumentuara, janë të lidhura me ajrin e ndotur në ambiente të brendshme, veçanërisht si pasojë e karburanteve të forta si qymyri. Zbulimi është përfshirë në raportin për gjendjen e ajrit në glob për 2020, që ka ekzaminuar të dhënat për vdekjet në botë.
Sipas raportit, ndotja e ajrit është e lidhur edhe me probleme të shumta shëndetësore. Ekspertët e mjekësisë kanë paralajmëruar prej vitesh për pasojat e ajrit të ndotur tek të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, por sapo kanë filluar të kuptojnë edhe peshën e rëndë mbi foshnjat ende të palindura. Në total, të paktën 6.7 milionë viktima në të gjithë globin janë shkaktuar në 2019 si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj ajrit të ndotur.
