Botë
Vaksina anti-grip deri në fund të tetorit, falas për grupet në rrezik, pika shtesë për vaksinim
21.10.2020 15:15
Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të mbërrijnë në vend në fund të tetorit e procesi i vaksinimit do të fillojë menjëherë....

Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të mbërrijnë në vend në fund të tetorit e procesi i vaksinimit do të fillojë menjëherë. Janë blerë 40.000 doza të katër llojeve të vaksinave të prodhuara në Francë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Do të bëhet vaksinimi falas i grupeve të përcaktuara si të rrezikuara: personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, profesionistët shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës 6 muaj deri në pesë vjet.
Caktimi bëhet përmes mjekut të tyre amë. Për të shmangur ngarkesën shtesë mbi shërbimet epidemiologjike në qendrat e shëndetit publik, ku deri më tani është kryer vaksinimi kundër gripit sezonal, këtë vit po përgatitet plan veprimi që do të përfshijë pika shtesë të vaksinimit. Në këtë mënyrë, vaksinimi do të jetë më i arritshëm për qytetarët, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
