Maqedoni
AKSh prezantoi maskën e re, maska mundëson qarkullimin e ajrit të freskët
21.10.2020 15:27
777 dënime janë dhënë në 24 orët e fundit në vend për mosmbajtje të maskave....

777 dënime janë dhënë në 24 orët e fundit në vend për mosmbajtje të maskave. Numri i gjobave rritet në vazhdimësi, kjo edhe sepse qytetarët ankohen se nuk e mbajnë dot maskën mbi fytyrë për një kohë të gjatë. Asociacioni Kombëtar i Shpikësve ka menduar edhe për ta. Ata krijuan një maskë të re e cila mundëson thithjen e ajrit përmes pëlhurës dhe nxjerrjen e tij përmes kanaleve të veçanta jashtë brendësisë së maskës mbrojtëse. Në këtë mënyrë shfrytëzuesi i maskës mbrojtëse thith çdoherë ajër të freskët, gjë që maskat aktuale nuk e mundësojnë gjithmonë.
“Kjo që ofrojmë nuk është maskë vetëm për Covid-19, por në të ardhmen do të ketë shtrirje më të gjerë, mund të shfrytëzohet në kirurgji, në gjitha sferat në shëndetësi, në industrinë farmaceutike dhe në të gjitha industritë ku maska mbrojtëse është e detyruar. Ne menduam se do të përfundojë shpejt pandemia, por kjo shkon duke u përkeqësuar, dhe situata e stërzgjatur me Covid-19, na detyroi të krijonim një maskë të tillë, që të mbahet gjatë gjithë kohës duke mos shkaktuar siklet te përdoruesit.”,- tha një përfaqësues i Asociacioni Kombëtar i Shpikësve.
Maska e re inovative u promovua në BE - Info Qendrën, në organizim të Asociacionit Kombëtar të Shpikësve të Maqedonisë së Veriut, me mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë.
FARIJE DAUKTI BAKIJU
