Maqedoni
Numër rekord i rasteve në Ohër, 30 të shtruar, vetëm 3 vende të lira në spital
21.10.2020 16:41
Situata COVID në Ohër është rënduar ndjeshëm....

Situata COVID në Ohër është rënduar ndjeshëm. 23 rastet e reja të regjistruara së fundmi janë rekord për këtë qytet që nga fillimi i pandemisë. Kapacitetet në spitalin e Ohrit janë duke u zvogëluar çdo ditë, kanë mbetur vetëm tre shtretër të lirë për personat me koronavirus. Momentalisht në spital janë 30 të sëmurë, 6 me terapi oksigjeni, a më i riu prej tyre vetëm 22 vjeç.
“Numri i përgjithshëm i shtretërve që mund të sigurojmë për Kovid është deri në tridhjetë e diçka. Ne do ta ndjekim situatën të cilën askush nuk mund ta parashikojë. Gjithë këtë periudhë 7 muajshe, spitali është i mbushur 80 deri në 90 për qind.”,- tha drejtori i Spitalit të Ohrit, Goran Balev.
Një mësuese ka rezultuar pozitiv me virus dhe 14 nxënës janë në izolim. Rritja e numrit të të infektuarve ka të bëjë me rastet në markete dhe një fabrikë, ku disa persona rezultuan pozitiv. Personat e anketuar janë në izolim, por pritet që numri i të infektuarve të rritet.
“Në një fazë të tillë ne gjithnjë e më shumë qëndrojmë në vende të mbyllura, ka filluar edhe periudha e gripit, ku shumë simptoma janë të ngjashme. Kështu që jo çdo kollitje lidhet me Kovid, por prandaj janë mjekët amë, ku të gjithë duhet të paraqiten dhe të marrin udhëzime për trajtime të mëtejshme.”,- tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Sasho Toçkov.
Aktualisht në Ohër ka 106 raste aktive. Edhe në Strugë situata po bëhet kritike, dhe ka 76 raste aktive. Të dy qytetet janë duke pritur miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të filluar me ndërtimin e spitaleve mobil.
ILMIJE ZHAKU
