Mësimi online, Carovska: Ligjërata nga shtëpia, të kursejmë mjetet për ngrohje
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska...

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, tha sot se mundet që arsimtarët të mbajnë mësim online nga shtëpitë e tyre, që të mos ndizet sistemi ngrohës për vetëm një njeri në klasë.
“Po bisedojmë me krerët e komunave për racionalizim të mjeteve. Të mos shpenzohen para për ngrohje të klasave për një arsimtar, ato para të shfrytëzohen për blerje të pajisjeve IT. Kur do ta marrim vendimin do ta informojmë opinionin”,- tha ministrja Carovska pas vizitës në Sh. F. “Ljupço Stanov” në Koçan.
Në pyetjen e gazetarëve për bojkotin e orëve në disa shkolla, Carovska edhe njëherë theksoi se me këtë humbin vetëm nxënësit dhe se me bojkotin nuk arrihet asgjë. Carovska thotë se mësimi online funksionon me sukses në nivelin shtetëror dhe 88% e nxënësve nuk kanë vështirësi të ndjekin mësimet nga shtëpitë e tyre.
Kjo tregon se kemi vazhdimësi në procesin arsimor në vend, tha Carovska.
Për të gjithë ata që nuk kanë pajisje IT, ofrohet mundësia për të ndjekur klasat përmes orëve 15 minutëshe që transmetohen në Televizionin publik, por edhe duke dorëzuar materiale të shtypura nga mësuesit që kanë detyrimin të kontaktojnë nxënësit dhe të ndjekin zotërimin e materialit.
