Maqedoni

Dyshimet për keqpërdorime në fondet evropiane, Arsovski: Dimova shkarkohet për veprime joetike

21.10.2020 17:36

Qeveria ka pranuar propozimin e zëvendëskryeministrit, Lupço Nikollovski...

Qeveria ka pranuar propozimin e zëvendëskryeministrit, Lupço Nikollovski, për shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Arsim, Lidija Dimova. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, i cili tha se këtë procedurë e lejon neni 23 i Kodit të Etikës, sipas të cilit kryeministri mund të kërkojë përgjegjësi politike, pra kërkesë për dorëheqje ose propozim për shkarkim. 
 
“I rekomandoj Bordit Menaxhues të Agjencisë Kombëtare për programe arsimore, të shkarkojë drejtoreshën Lidija Dimova për veprime joetike në kryerjen e funksionit të saj me indikacione të veprimeve joadekuate financiare dhe neglizhencë në ruajtjen e imazhit të institucionit në publik.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
 
Shkarkimi i Dimovës, VMRO-DPMNE: Të ketë edhe përgjegjësi penale
 
Por, VMRO-DPMNE nuk kërkon vetëm dorëheqjen e drejtoreshës, Lidija Dimova, por edhe përgjegjësi penale.
 
“Është hipokrizi nëse Lidija Dimova shkarkohet vetëm nga pozicioni, por duhet të kryhet një hetim dhe normalisht në fund, nëse konstatohen parregullsi, që tashmë shihen se ekzistojnë, ajo duhet të mbajë përgjegjësi penale.”,- theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPNNE.
 
VMRO-DPMNE-së vazhdon të kërkojë publikimin e rezultateve dhe renditjen e projekteve për të cilat janë dhënë para, por nga Agjencia heshtin. Në media veç më kanë nisur të qarkullojnë disa dokumente nga rangimi i projekteve, ku mund të shihet që parukeria e famshme nga Aerodromi edhe pse e ranguar në vendin e 5 ka marrë para nga Agjencia.
 
SANIJE DURAKU