Maqedoni
Covid-19 - shënohen shifra rekorde, 12 të vdekur, 641 të infektuar e 233 të shëruar
21.10.2020 18:03
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 641 raste të reja të të infektuarve me Covid-19...

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 641 raste të reja të të infektuarve me Covid-19, kanë humbur jetën 12 persona dhe janë shëruar 233 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, me 325 raste, i pasuar nga Prilepi me 38 raste, Kumanova me 26, Shtipi, Tetova dhe Kavadari me 25, Strumica me 24, Gjevgjelia me 20, Kërçova me 18, Gostivari me 11, Velesi, Ohri dhe Koçani me 10, Kriva Pallanka me 9, Resnja me 8, Negotina me 7, Berova, Vallandova, Vinica Kratova me 3, Dellçeva, Pehçeva dhe Demir Hisdari me 2 dhe Krusheva dhe Dibra me nga një rast të të infektuarve. Personat që kanë humbur betejën me Covid-19 janë një 52, 73, 85 vjeçar nga Shkupi, një 59 vjeçar nga Kumanova, dy pacientë nga Prilepi në moshë 78 dhe 75 vjeç, dy nga Velesi, 62 dhe 61 vjeç, dy pacientë nga Gostivari në moshë prej 43 dhe 73 vjeç, një 66 vjeçar nga Strumica dhe një 69 vjeçar nga Shën Nikolla.
Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 20 pacientë dhe gjithsej janë hospitalizuar 108 pacientë. Në terapi me oksigjen janë 80 pacientë. Në Spitalin në Kozle janë hospitalizuar 3 fëmijë dhe 4 nëna pozitive me Covid-19. Në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 6 pacientë dhe gjithsej janë hospitalizuar 47 pacientë, ndërsa në respirator janë 5 pacientë. Në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 6 pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 47 pacientë, në respirator janë 5 pacientë. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vend nga fillimi i pandemisë shënon 24.836, prej tyre janë shëruar 17.905, kanë humbur jetën 862 dhe për momentin numri i rasteve aktive shënon 6069.
FLUTURA LATIFI
