Botë

Covid-19, 4 viktima në Shqipëri, asnjë fatalitet në Kosovë

21.10.2020 18:36

Shifrat e infektimeve nga virusi Korona në Shqipëri vijojnë që të jenë shumë të larta...

Shifrat e infektimeve nga virusi Korona në Shqipëri vijojnë që të jenë shumë të larta. Në 24 orët e fundit,  sërish u regjistruan 4 viktima të moshës nga 61 deri 81 vjeçare. Gjithashtu nga 1375 testime, u regjistruan  297 raste të reja, një ulje megjithatë nga dje ku u regjistruan 301të infektuar. Lajmi i mirë është që janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. 
 
 
Në Kosovë për fat të mirë në 24 orët e fundit nuk u regjistrua asnjë rast vdekje nga Sars Cov 2. Nga 974 testime, ndërkohë, u regjistruan 124 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë. Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1.770.