Botë
Covid-19 në botë, shifrat vazhdojnë të rriten shqetësueshëm
21.10.2020 18:59
Një në 10 persona në mbarë botën mund ta kenë kaluar virusin korona dhe një pjesë e madhe e popullsisë vazhdon të jetë e rrezikuar...

Një në 10 persona në mbarë botën mund ta kenë kaluar virusin korona dhe një pjesë e madhe e popullsisë vazhdon të jetë e rrezikuar, deklarojnë zyrtarë të OBSH-së. 35 milion njerëz janë konfimruar pozitiv me Covid-19, por sipas organizatës numri real mund të arrijë deri në 800 milion. Shumë vende po përballen me valën e dytë të infektimeve pas lehtësimit të masave. Numrat janë shqetësues sidomos në Azinë Juglindore dhe Europë.
Në SHBA u raportuan rreth 299.000 vdekje më shumë që nga fundi I janarit, dy të tretat e vdekjeve i atribuohen virusit korona dhe pjesa tjetër shkaqeve të tjera. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë me mbi 8.2 milionë njerëz të infektuar.
Edhe Europa nuk po arrin të kontrollojë dot shpërthimin e ri të pandemisë dhe shumë vende po shtojnë kufizimet. Çekia regjistroi 11.984 raste të reja, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë,ndërsa numri i viktimave është rritur për 106 në 24 orë.
Franca brenda 24 orëve ka regjistruar mbi 20.400 raste të reja, 262 persona humbën jetën. Mbi 2 mijë pacientë janë në gjendje kritike, duke rritur shqetësimet se trendi do të jetë i tillë gjatë dimrit. Britania e Madhe regjistroi 241 viktima, duke shënuar një rekord fatalitetesh, numri i rasteve të reja është 21.331.
Në Rumuni gjatë 24 orëve u shënuan 65 viktima. Derisa e gjitha bota po përpiqet të frenojë pandeminë, Franca, Italia, Kina, Rusia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë në garë mes tyre dhe me kohën për të gjetur një vaksinë. Sipas OBSH, në mbarë vendin deri më tani ekzistojnë 198 vaksina potenciale për të luftuar virusin Sars-Cov-2, 44 prej të cilave janë në fazën e testeve klinike.
LEUNORA KALIQI
