Maqedoni
Parashikimi i motit
22.10.2020 09:02
Moti do të jetë kryesisht me diell, nëpër disa fushëgropa me mjegull të dobët të mëngjesit...

Moti do të jetë kryesisht me diell, nëpër disa fushëgropa me mjegull të dobët të mëngjesit. Vende-vende do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri 25 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 19 gradë Celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Meteorologët të dielën parashikojnë reshje lokale të shiut.
