Maqedoni

Mbledhje e NATO-s për përkrahje të RMV-së, për ballafaqim me Kovid-19

22.10.2020 11:32

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s sot dhe nesër do të mbajnë mbledhje virtuale...

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s sot dhe nesër do të mbajnë mbledhje virtuale, me të cilën do të kryesojë sekretari i përgjithshm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
 
Ministrat do të bisedojnë edhe për ballafaqimin me pandeminë e Kovid-19 dhe përkrahjen nga Aleanca për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
 
“Pandemia Kovid-19 vazhdon të na sfidojë të gjithë ne. Ushtritë tona vazhdojnë të luajnë rol kyç në përkrahjen e përpjekjeve civile. Edhe aleatët ndihmohen mes vete në vendosjen e spitaleve në terren dhe transport të pacientëve. Edhe këtë muaj, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut marrin përkrahkje nga rezervat tona në NATO. Kovid -19 nuk bëri që sfidat tjera të zhduken. Do të thotë, mbetet me rëndësi vitale të inevstojmë në mbrojtjen tonë”, tha Stoltenberg me rastin e mbajtjes së mbledhjes dyditore ministrore.