Maqedoni

Gostivar, 1.084 të infektuar me Kovid-19

22.10.2020 14:17

Ka shkuar në 1.084 numri i të infektuarve me Covid-19 në Gostivar me rrethinë që nga fillimi i pandemisë...

Ka shkuar në 1.084 numri i të infektuarve me Covid-19 në Gostivar me rrethinë që nga fillimi i pandemisë. 858 prej tyre janë shëruar, kurse 59 persona kanë humbur betejën me virusin e ri. Aktualisht ka 111 raste aktive, ku 23 prej tyre trajtohen pranë Repartit Infektiv në Spitalin e Gostivarit. Sipas infektologut, Enes Memedi, një nga dy infektologët e Qendrës medicinale “Ferid Murati” në Gostivar, kapacitetet e repartit të infektologjisë janë mbushur me pacientë dhe ka filluar shpërndarja e tyre nëpër reparte tjera.

Sipas anketave epodemiologjike, rastet e reja të të infektuarve në Gostivar me rrethinë vijnë kryesisht nga kllastere familjare. Ditëve të fundit numri i personave të rinj të infektuar në rrethin e Gostivarit shkon nga 2 deri në 10. Në ditë testohen mesatarisht nga 20 persona.

 
LULZIM HAZIRI