Maqedoni

Ndihmë juridike pa pagesë, Dellov: Shteti i mbulon të gjitha shpenzimet

22.10.2020 14:26

Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë juridike pa pagesë me qëllim që t’i mbrojnë të drejtat e tyre para gjykatave....

Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë juridike pa pagesë me qëllim që t’i mbrojnë të drejtat e tyre para gjykatave. Kjo e drejtë përveçse për angazhimin e avokatëve vlen edhe për procedura administrative, gjegjësisht projektimin e ndonjë kërkese, siç është ndihma sociale, apo pensioni invalidorë, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë. Fushata për këtë të drejtë, zyrtarisht fillon nga dita e hënën kur do të promovohet ueb faqe e re përmes së cilës qytetarët do të mund të informohen se ku dhe si të kërkojnë ndihmë juridike pa pagesë. Arsyet më të shpeshta të qytetarëve që përdorin këtë të drejtë është për konteste familjare si shkurorëzim, çështje pronësore dhe çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës. 
 
“Shteti i mbulon të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me ndihmën juridike pa pagesë, avokatin, shpenzimet gjyqësore e ekspertizat. Nuk ekziston ndonjë kufizim se deri ku shteti e mbulon ndihmën juridike pa pagesë, d.m.th. ndihma është e pakufizuar dhe ky nuk është rast me shtetet e tjera të Evropës për atë dhe ne veçohemi si shembull.”,- deklaroi Vladimir Dellov nga Ministria e Drejtësisë.
 
Këtë vit deri në fund të qershorit janë dorëzuar rreth 130 kërkesa për ndihmë juridike pa pagesë, ndërsa në vitin 2019 rreth 180 raste kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. Fushata do të financohet nga Këshilli i Evropës në suaza të projektit të përbashkët me BE-në.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI