Maqedoni

U ndanë çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese, “Vrasësit urbanë” mori çmimin e parë

22.10.2020 16:00

Video-tregimi “Vrasësit urbanë”, i përgatitur nga një ekip gazetarësh e që ka të bëjë me ndryshimet e planit urbanistik...

Video-tregimi “Vrasësit urbanë”, i përgatitur nga një ekip gazetarësh e që ka të bëjë me ndryshimet e planit urbanistik në lagjen “Taftalixhe”, është vlerësuar me çmimin e parë që ndan BE për gazetari hulumtuese në organizim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik. Storja “Vrasësit urbanë” ka zbuluar lidhjet e biznesit me pushtetin, e cila ka prodhuar ndërtim të pakontrolluar në pjesë atraktive të kryeqytetit. Ky hulumtim qartë tregon se si me shpejtësi ndryshon një lagje nga mirë eplanifikuar e qetë dhe e gjelbër në lagje me ndërtime të reja që nuk janë në favor të jetës së qytetarëve.
 
“Është kënaqësi që disa institucione kyçe në luftën kundër korrupsionit, si Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, Policia Financiare ndihmuan kur edhe nuk ishte shumë e lehtë që dikush të vendosë të na ndihmojë për ta mbledhur atë koleksion të dokumenteve nëpërmjet të cilave është punuar ky tregim.”,- tha autorja e “Vrasësit urbanë”, Sashka Cvetkovska.
 
Me këtë çmim po promovojmë lirinë dhe përgjegjësinë e gazetarëve për të hulumtuar dhe shkruar pa frikë mbi tema me interes publik, tha mes tjerash ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer. 
 
“Me këtë çmim pranohet puna e veçantë e gazetarisë hulumtuese. Qëllimi është që të promovohet liria dhe përgjegjësia. Liri që të hulumtohet dhe të shkruhet për interesin publik pa frikë për dënime për përgjegjësinë, sepse gazetarët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe veçanërisht për gazetarinë hulumtuese për zbatimin e standardeve më të larta profesionale dhe etike në këtë punë.”,- theksoi ambasadori i BE-së në RMV, David Geer.
 
Çmimin e dytë e mori ekipi i gazetarëve, Snezhana Llupevska, Biljana Nikollovska dhe Miomir Serafimoviq, për artikullin e tyre hulumtues “Vrasjet kërçovare - i gjykuar me dënim të përjetshëm dhe i shpallur fajtor për vrasje që nuk e ka kryer”. Çmimi i tretë shkoi për Petar Klinçarski për storjen e tij në programin televiziv 360◦ - "Denacionalizimi i mbërthyer në korrupsion dhe paaftësi të institucioneve". Çmimi për gazetari hulumtuese jepet përmes projektit të financuar nga BE - “Forcimi i cilësisë së lajmeve dhe gazetarisë së pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”. 
 
NAIM RAMADANI