Maqedoni
Hasani: Virusi Korona po i mbush spitalet
22.10.2020 16:20
Me ritëm të shpejtë, virusi Korona po i mbush spitalet në vend...

Me ritëm të shpejtë, virusi Korona po i mbush spitalet në vend, ka deklaruar zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani. Megjithatë, ai thotë se për momentin ende ka vende të mjaftueshme për pacientët me Kovid.
“Ka vende të mjaftueshme për momentin, por trendin që po e marrim që nga orët e mëngjesit, flasin se ka filluar të mbushet kapaciteti.”,- tha zëvendësministër i shëndetësisë, Ilir Hasani.
Hasani: Po ndërmerren masa për ta përballuar situatën
Ai njëherit thekson se kjo situatë imponon rishqyrtimin e masave anti Kovid, përkatësisht shqyrtimin e mundësisë për masa të reja. Por, kur do të ndodh kjo varet nga informacionet rreth përhapjes së virusit, thotë zëvendësministri Hasani, duke shtuar se Ministria po merr masa për t’u përballur me situatën.
“Rritja e numrit të pacientëve është evidente që më parë kur ishte vala e virusit kemi marrë masa për reduktimin e pacientëve nëpër spitalet tjera dhe kemi bërë hapësirë për pacientët me Kovid. Në të njëjtën kohë punojmë intensivisht që këto 16 qendrat e premtuara anti Kovid të realizohen.”,- theksoi Hasani.
Ai po ashtu bëri të ditur se ka filluar pranimi i pacientëve edhe në spitalin modular afër Klinikës Infektive, ku tanimë janë vendosur 15 pacientët e parë.
GYLTENE SINANI
