Maqedoni
Zaev, Dimitrov dhe Osmani - takim online me kryetarin e KE-së, Sharll Mishell
22.10.2020 17:09
Prioritetet më të rëndësishme për vendin aktualisht janë miratimi i Kornizës për negociata me BE-në...

Prioritetet më të rëndësishme për vendin aktualisht janë miratimi i Kornizës për negociata me BE-në nga ana e Këshillit Evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në deri në fund të vitit gjatë kryesimit të Gjermanisë. Kështu theksoi kryeministri Zaev gjatë takimit online me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë një shtysë për reforma më të shpejta në vend, si dhe një sinjal pozitiv për rajonin, i cili do të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një nga qëllimet e zgjerimit të BE-së u tha me këtë rast.
“Është investuar shumë nga të dyja palët dhe gjithashtu shumë është realizuar, që na bën si vend. Të përgatitur për negociata sipas kapitujve për realizim të tërësishëm dhe pa kushte të vendit tonë në agjendën e BE-së”, ka theksuar kryeministri Zaev.
Tema e takimit, ishin edhe raportet e mira fqinjësore dhe rajoni. Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe se të gjitha çështjet e tjera do të mbyllen me takime dypalëshe dhe në atmosferë miqësore. Në takim u theksua edhe rëndësia e madhe e Planit Ekonomik për Investime për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 9 miliardë eurosh.
Kryetari i Këshillit Evropian, Mishell, rikujtoi se një prej prioriteteve të tij të para prej kur e mori mandatin në KE, ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe në atë drejtim e vlerëson shumë përkushtimin e Qeverisë dhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në plotësimin e standardeve evropiane në të gjitha sferat, përfshirë edhe harmonizimin e politikave nacionale të jashtme me ato të BE-së.
