Maqedoni
Zaev, Dimitrov dhe Osmani - takim online me Mishell, Borell, Varhejl e Sasolin
22.10.2020 18:00
Prioritetet më të rëndësishme për vendin aktualisht janë miratimi i kornizës...

Prioritetet më të rëndësishme për vendin aktualisht janë miratimi i kornizës për negociata me BE-në nga ana e Këshillit Evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në deri në fund të vitit gjatë kryesimit të Gjermanisë.
Kështu theksoi kryeministri Zaev gjatë takimit online me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, nënkryetarin e Komisionit Evropian, Zhozef Borell, dhe eurokomisarin për zgjerim, Eliver Varhej, dhe kryetarin e Parlamentit Evropian, Dejvid Sasoli, ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
“Ne bisedën me të gjithë bashkëbiseduesit tanë shfaqëm shpresë se kjo gatishmëri e Maqedonisë së Veriut do të formatizohet edhe me miratimin e kornizës për bisedime në fillim të muajit të ardhshëm, pas çka do të pasojë edhe konferenca e parë ndërkombëtare deri në fund të vitit.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë një shtysë për reforma më të shpejta në vend, si dhe një sinjal pozitiv për rajonin, i cili do të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një nga qëllimet e zgjerimit të BE-së, u tha me këtë rast.
Kryeministri Zaev po ashtu theksoi se Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë dhe se të gjitha çështjet e tjera do të mbyllen me takime dypalëshe dhe në atmosferë miqësore.
“Miqve tanë evropianë u thashë se me Republikën e Bullgarisë kemi obligim të përbashkët t’i përmirësojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe atë po e bëjmë. Bashkëpunimi i ndërsjellë duhet të rritet, të ndërtojmë mirësi dhe ta respektojmë të drejtën e vetëpërcaktimit dhe vetindentifikimit si vlera themelore evropiane.”,- tha Zaev.
Po ashtu u theksua edhe rëndësia e madhe e Planit Ekonomik për Investime për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 9 miliardë eurosh për investime më të mëdha në përforcimin e ndërlidhjes infrastrukturore, veçanërisht në sferën e transportit dhe energjisë, agjendës së gjelbër dhe digjitale, si dhe përforcimin e konkurrencës në sektorin privat, si sfera kyçe për ekonomitë rajonale.
SANIJE DURAKU
