SHGM, akuza qeverisë për financimin e mediave

07.11.2014 17:50

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, reagon në lidhje me ndryshimet që ka paralajmëruar qeveria në Ligjin për Prokurime Publike........

SHGM-ja thotë se ndryshimet ligjore lejojnë institucionet publike të reklamohen në media pa shpallur paraprakisht tender.

“Këto ndryshime janë në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe do të shtojnë mungesën e transparencës në shpenzimin e mjeteve publike, si dhe paraqesin një tentativë për të blerë mbështetjen e medieve”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Komuniteti i gazetarëve i vlerësoi këto ndryshime si sjellje arrogante e qeverisë ndaj rekomandimeve të raportit të progresit, si dhe ndaj përcaktimeve të organizatave të gazetarëve.

“Në vend që qeveria të ndjekë standardet evropiane dhe të vendosë kritere për ndarjen e mjeteve publike mediave, me këtë vendim krijohet mundësia për shpenzimin jotransparent të parave publike”, thuhet në reagimin e SHGM-së.