Maqedoni
Covid-19, 12 të vdekur, 640 të infektuar e 143 të shëruar
22.10.2020 18:27
Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 640 raste të reja të të infektuarve nga 2634 testime të realizuara...

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 640 raste të reja të të infektuarve nga 2634 testime të realizuara, ndërsa 12 persona e humbën jetën. Betejën me Covid 19 e humbën dy pacientë nga Velesi, shtatë pacientë nga Shkupi, një nga Prilepi, një nga Shtipi dhe një nga Strumica.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, me 272 raste, i pasuar nga Kumanova me 43, Prilepi, Tetova dhe Kavadari me 41, Ohri dhe Strumica me 24, Koçani me 20, Kërçova dhe Shipi 17, Gostivari 12, Gjevgjelia dhe Velesi 11, Manastiri 10, Radovishi 9, Sveti Nikolla 7, Dibër 5, Resnjë e Strugë 4, Probishtipi, Vallandova dhe Dellçeva 3, kurse Berova 2.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 25473, prej tyre janë shëruar 18.047, kanë humbur jetën 874, ndërsa numri i rasteve aktive shënon 6552 persona.
FLUTURA LATIFI
