Botë
NATO, takim online i ministrave të mbrojtjes
22.10.2020 18:53
Menaxhimi me situatën Covid-19, siguria e qytetarëve, telekomunikacioni dhe kërcënimet kibernetike...

Menaxhimi me situatën Covid-19, siguria e qytetarëve, telekomunikacioni dhe kërcënimet kibernetike, ishin tema në fokusin e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike. 30 vendet anëtare përmes konferencës online biseduan për ndarjen e detyrimeve dhe obligimeve për parandalimin e shpërndarjes së virusit Korona dhe solidarizimin mes vendeve anëtare.
“Ballafaqohemi me lloj-lloj sfida për sigurinë tonë dhe e kemi patjetër ta përforcojnë paktin veriatlantik. Do të bisedojmë për progresin e aleatëve tonë në ndarjen e përgjegjësive, si të përforcohet mbrojtja dhe siguria e shoqërisë sonë.”,- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg.
Ministrat e mbrojtjes gjithashtu kanë biseduar për rritjen e buxheteve ushtarake në vendet anëtare të NATO-s. Në mbledhjen ministrore aleanca e sigurisë ka dhënë dritë të gjelbër për ndërtimin e qendrës për komunikim satelitor ushtarak në Ramshtajn të Gjermanisë.
Sipas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm Stoltenbeg, qëllimi i kësaj qendre nuk është militarizimi i hapësirës ajrore por rritja e vetëdijes së NATO-s për sfidat dhe aftësia për të menaxhuar situatat. Në kuadër ta takimit dyditor, të premten ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO do të diskutojnë për misionet e saja në botë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
