Kryeministri i Kosovës, Hoti për vizitë në Shkup

23.10.2020 09:41

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti....

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ftesë të kryeministrit Zaev, do të vizitojë sot vendin tonë.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e kryeministrit të Kosovës  pas emërimit.Takimi në mes dy kryeministrave do të fillojë në ora 14:00.

Hoti do të takohet ehe me kryeparlamentarin Xhaferi dhe me zyrtarë të tjetr ëtë lartë në vend.

Në njoftimin zyrtar  thuhet se Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach.