Botë
41.622 raste në 24 orë në Francë, situatë e rëndë në Spanjë, Belgjikë e Gjermani
23.10.2020 10:42
Në Evropë numri i personave pozitivë për 100 mijë banorë vazhdon të rritet...

Niveli i infeksioneve është më shumë se 120 raste për 100 mijë banorë . Në Francë janë regjistruar 41,622 raste të reja në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar masa të reja kufizuese.
Në Belgjikë infektimi është jashtë kontrollit, duke u bërë vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve , 10,539 që nga fillimi i pandemisë në raport me popullsinë. Infeksionet e reja arritën pragun mesatar ditor të 9,693 midis 12 dhe 18 Tetor, e barabartë me një rritje prej 75 përqind krahasuar me javën e kaluar.
Në Gjermani u regjistruan 11 ,287 infeksione të reja në 24 orë. Gjermania, ashtu si disa vende europiane, po përballet që prej disa javësh me një rritje të fortë të infektimeve me COVID-19. Autoritetet kanë ashpërsuar masat duke miratuar veçanërisht ndalimin e grumbullimeve. Të dhënat vazhdojnë të përkeqësohen edhe në Spanjë, me 1,005,295 infeksione. Numrat e rasteve në Rusi janë mbi nivelin e paralajmërimit me 15,971 raste të reja dhe 290 vdekje në 24 orë.
Disa shtete po përpiqen për t’u mbuluar midis izolimeve të synuara dhe bllokimeve të vërteta. Greqia u detyrua të vendosë një shtetrrethim në Athinë dhe Selanik.
Mbi 41 milionë raste në botë që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se një milion e 100 mijë vdekje. Virusi qarkullon nga një skaj i planetit në tjetrin: nga Evropa në Indi, nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të arrihen majat e 2,300 vdekjeve ditore, sipas një modeli të zhvilluar nga Universiteti i Uashingtonit.
FARIJE DAUTI BAKIJU
