Kush e vrau Osama Bin Laden-in?
Në Shtetet e Bashkuara, opinioni publik ndjehet i çoroditur nga deklaratat e fundit të 38 vjeçarit, Robert O’Neil, ish-pjesëtar i skuadrës speciale që ekzekutoi Osama Bin Laden, në 2 majin e 2011..........

Në një intervistë dhënë për “Washington Post”, O’Neil pretendon autorësinë e goditjes përfundimtare ndaj themeluesit të Al Kaedas.
Por, këto pretendime bien në kundërshti me atë që pretendohet nga një tjetër ish-anëtar i Navy Seal.
Matt Bissonnette, në një libër të publikuar në 2012 me emrin e artit Mark Owen, merr autorësinë mbi ekzekutimin e Bin Laden, mbi goditjen përfundimtare të tij. Megjithatë, Bissonnette nuk hodhi poshtë pretendimet e O’Neil, por as nuk i pohoi ato.
“Dy persona të ndryshëm tregojnë dy histori të ndryshme për dy arsye të ndryshme. Nuk dua të komentoj asgjë nga ato që ka thënë ai”- deklaroi ai për “NBC News”.
