Shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase

23.10.2020 12:01

Sot festohet 23 tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase....

Sot festohet 23 tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, e cila është shpallur festë shtetërore dhe ditë jo-pune për të gjithë qytetarët.

Këtë vit, për shkak të pandemisë me Kovid-19, shënimi mbahet duke respektuar protokollet për parandalimin dhe mbrojtjen nga virusi korona.

Në Shkup, një delegacion qeveritar i përbërë nga zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani dhe Koordinatori kombëtar për veteranët ushtarak dhe policisë Stojançe Angelov do të vendosin lule në përmendoren e Goce Dellçev në Parkun e Qytetit.

Në Bogomil, në Shtëpinë Përkujtimore të Petar Pop Arsov, lule do të vendosen nga ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe Koordinatori kombëtar për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërdikasterial, Robert Alagjozoski.