Policia ndërpreu dasmën me 200 mysafirë në Haraçinë

23.10.2020 12:25

Mbrëmë rreth orës 21:30 zyrtar policore...

Mbrëmë rreth orës 21:30 zyrtar policore dhe të Inspektoratit të tregut kanë ndërprerë një dasmë në një objekt hotilerik në Haraçinë. Në objektin ka pasur rreth 200 persona.

Kjo nuk është hera e parë që zhvillohen dasma në vend edhe përkundër ndalesës për grumbullim të njetrëzve si pjesë e masave anti Covid. Javën e  kaluar policia intervenoi  në fshatin Gllumovë për të ndërprerë një dasmë në një objekt hotilerik, në të cilin kishin qenë të ftuar 250 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në të gjithë vendin ndalohen dasmat, festat dhe të gjitha llojet e grumbullimeve, e për shkelësit e këtyre masave, pasojnë dënime. Por megjithë dënimet, dasmat vazhdojnë të mbahen. Madje për t’i ikur dënimeve në vend, disa njerëz të pandërgjegjshëm, vendosin të organizojnë dasmat jashtë vendit ku nuk ka ndalesa për grumbullime. E në raste të tilla autoritetet nuk mund të reagojnë, edhe përkundër faktit se të ftuarit që u grumbulluan pa kontroll në dasëm, sërisht do të kthehen në vend,  duke u bërë kështu rrezik potencial për një klaster të ri.

Problematikë më vete kanë qenë sidomos gjatë periudhës së verës, edhe festat e organizuara në lokale të ndryshme , pronarët e të cilëve, edhe përkundër gjobave, vazhduan të shkelin masat. Tanimë kjo gjë pritet të rregullohet me ndalesën për punë pas orës 23:00 si pjesë e masave të reja.

Gjithashtu në 24 orët e  fundit janë dhënë edhe 915 dënime për personat që nuk respektuan masën për mbajtjen e maskës. (Rexhep Qamili, TVM2)