Greqi, arrestohen 36 anëtarë të Agimit të Artë

23.10.2020 13:36

Lideri i partisë neonaziste Agimi i Arte Nikos Mihaliliakos...

Lideri i partisë neonaziste Agimi i Arte Nikos Mihaliliakos, bashke me 35 nga 50 te dënuarit prej drejtësisë greke, janë dorëzuar ose janë arrestuar nga policia mbrëmjen e se enjtes. Ky veprim erdhi  pas vendimit përfundimtar te Gjykatës se Apelit , që nuk pranoi masat lehtësuese për ta.

“Jam krenar që po më dërgojnë në burg për idetë e mia. Një ditë, disa do të pendohen për këtë vendim. Do të shfajësohemi nga historia dhe populli grek”, deklaroi pas arrestimit  Michaloliakos  .

Ky vendim historik qe çon ne qeli grupin drejtues te kësaj organizate kriminale si dhe bashkëpunëtoret e tyre i jep fund gjyqit me te rëndësishëm ne historinë greke te pasluftës.

“Është  një fitore e drejtësisë për të gjitha viktimat e dhunës naziste në Greqi”, deklaroi  Chryssa Papadopoulou, avokate e familjes Fyssas

Jashte burgut mbetet ende përkohësisht Gianis Lagos, eurodeputet i AA,  për të cilin duhet të kryhen procedura të tjera tepër të gjata që i drejtohen në fillim PE-së dhe me pas gjykatave atje.

Gjithashtu është shpallur ne kërkim dhe një prej udhëheqësve kryesore neonaziste, Christos Pappas, qëka deklaruar nëpërmjet avokatit te tij se nuk ka dëshirë të dorëzohet.

Për 12 te akuzuarit e tjerë, 5 prej te cilëve ish deputetë, janë pranuar masat lehtësuese dhe i shpetojne burgut. 36 të arrestuarit marrin sot urdhrin e burgimit nga prokurori, më pas futen në karantine 14 ditore, bazuar në protokollet aktuale shëndetësore për shkak të pandemisë.

Vetëm atëherë do të transferohen në të paktën 4 burgje të ndryshme jashtë Athinës.