Zaev: Lufta e revolucionarëve maqedonase nuk ishte kthyer drejt së kaluarës, por të ardhmes

23.10.2020 13:44

Kryeministri Zoran Zaev dërgoi një mesazh urimi...

Kryeministri Zoran Zaev dërgoi një mesazh urimi me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Sot ne shënojmë 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase dhe me krenari kujtojmë revolucionarët maqedonas, të cilëve u përulemi dhe nderojmë sakrificën e tyre, çelikun e palëkundur dhe vullnetin e pathyeshëm për liri, drejtësi, barazi, pavarësi dhe shtetin tonë.

Lulja e rinisë dhe inteligjencës maqedonase e mbledhur rreth Organizatës Revolucionare Maqedonase mbarti luftën për idealin shekullor të popullit maqedonas, krijimin e shtetit të vetë”.