Protestat anti-krizë “djegin” Brukselin
Policia belge ka përdorur gaz-lotsjellës dhe pompa-uji ndaj protestuesve të dhunshëm që kanë manifestuar këtë të enjte kundër masave ekonomike anti-krizë në qendër të Brukselit........

Automjeteve të ndryshme iu vu flaka nga manifestuesit në fund të marshimit, të cilët hodhën edhe gurë e shashka ndaj forcave të rendit.
Qeveria e re e Belgjikës ka në plan të rrisë moshën e pensionit, të ngritë rrogat dhe të bëjë shkurtime në sektorin publik, në mënyrë që t’u afrohet objektivave të BE-së. Sindikatat tregtare kanë planifikuar një seri grevash në shenjë proteste ndaj këtyre masave.
Marshimi i së enjtes ishte ndër më të mëdhenjtë i mbajtur nga klasa punëtore në Belgjikë që prej Luftës së Dytë Botërore. Si pasojë e akteve të dhunës, të paktën 14 persona mbetën të plagosur. Punonjës të uzinave të shkrirjes së çelikut, të porteve dhe arsimit ishin mes 100 mijë protestuesve që parakaluan në kryeqytetin belg.
Qeveria e qendrës së djathtë e udhëhequr nga kryeministri, Charles Michel, ka nisur tashmë bisedimet me krerët e sindikatave, që kundërshtojnë masat e forta anti-krizë, që synojnë mbajtjen e deficitit buxhetor në nivele të ulëta.
