Botë
Pandemia, 306 të infektuar në Shqipëri, 169 në Kosovë
23.10.2020 16:27
Shqipëria regjistroi një tjetër rekord negativ rastesh ditore me Covid 19...

Në 24 orët e fundit, nga 1412 testime, rezultuan pozitiv 306 persona. U regjistruan edhe 4 viktima nga Covid 19 shifër kjo që e con në 469 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.
Janë shëruar edhe 71 persona. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 18556 raste, prej të cilave, 7621 aktive.
Kosova ndërkohë ka regjistruar në 24 orët e fundit dy viktima nga Covid-19. Janë regjistruar edhe 169 raste të reja , duke e cuar në 17.591 numrin në total të të infektuarve që nfga fillimi I pandemisë.
58 qytetarë fituan betejën me Sars Cov 2 në 24 orët e fundit. Në Kosovë aktualisht ka 1.953. raste aktive.
