Strugë-Ohër, kontrolle të intensifikuara në transportin publik
Shtatë persona nga Struga brenda një dite morën gjoba...

Shtatë persona nga Struga brenda një dite morën gjoba për kryerjen e paligjshme të transportit të udhëtarëve. Ata nuk kishin licencë as shenja dhe pajisje të unifikuara për automjet taksi, kanë punuar në mënyrë të paligjshme.
Këto ditë policia rrugore ka bërë kontrolle intensive të transporteve publike, duke kontrolluar maskat dhe numrin e udhëtarëve në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga virusi korona. Gjithashtu janë kontrolluar edhe transportet e organizuara të fabrikave në rajon.
“Ne praktikisht po intensifikojmë kontrollet e të gjitha automjeteve në qytet dhe periferi në mënyrë që të jemi në përputhje me dispozitat për mbajtjen e maskave mbrojtëse në automjet. Në këtë drejtim, unë do të doja të përmendja që jo vetëm masat shtypëse por edhe parandaluese janë në fuqi. Aktivitetet kryhen së bashku me inspektorin e punës në vetëqeverisjen lokale, qëllimi është që bashkërisht të kontribuojmë që qytetarët t'i përmbahen vazhdimisht dhe në mënyrë rigoroze respektimit të masave të mbrojtjes nga Kovid 19.",- tha zëdhënësi në SPB – Ohër, Stefan Dimoski.
Shoferët e taksive të ligjshëm thonë se po ndiejnë efektet e krizës ekonomike dhe pavarësisht konkurrencës së padrejtë nga shoferët e taksive të paligjshëm, ata janë të ekspozuar ndaj protokolleve të reja, kufizimeve dhe gjobave në baza ditore.
“Për këtë 50% e udhëtarëve, askush nuk e di dhe nuk është thënë se është 50%, duhet të lajmërohet se vetëm dy persona mund të voziten, por mendoj se nuk do të respektohet”,- theksoi një taksist.
“Kontrolle ka, por nuk është diçka e frikshme.”,- tha një taksist.
Operatorët e taksive thonë se shumica e qytetarëve nuk i respektojnë fare masat, nuk mbajnë maska në automjete. Janë dhënë qindra gjoba në automjete për mosrespektimin e masave, që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa ditët në vijim, pritet të shtohet kontrolli i transportit publik. (Ilmie Zhaku, TVM2)
