Maqedoni

“La Kroa”: Sofja mund të këmbëngulë në bllokimin e RMV-së

23.10.2020 18:21

Me titullin “Bullgaria-Maqedonia e Veriut: grindje gjuhësore” gazeta parisiene “La Kroa”...

Me titullin “Bullgaria-Maqedonia e Veriut: grindje gjuhësore” gazeta parisiene “La Kroa” shkruan se Sofja që konteston ekzistimin e gjuhës maqedonase, mund të këmbëngulë në bllokimin e anëtarësimit të RMB-së në union.
 
Por, gazeta megjithatë konsideron se pjesërisht mund të bëhet fjalë për një blof, sepse, siç citohet, Bullgaria  nuk do të fitonte shumë me kundërshtimin e partnerëve të saj evropian për hapje të negociatave inkuadruese, të cilat në çdo rast do të zgjasin dhjetëra vjet. Kjo është grindje historike, e cila nuk është e pazakontë në Ballkan, thuhet në fillim të artikullit të “La Kroa”.
 
Të dy vendet, gjithashtu, diskutojnë rreth identitetit etnik – bullgar ose maqedonas – të personaliteteve historike të cilët luftuan kundër pushtimit osman, siç është Goce Dellçev, i shpallur si hero kombëtar në të dy vendet.
 
Mes çështjeve tjera është trajtimi i pakicave bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe pakicat maqedonase në Bullgari”, shton gazeta franceze. Në fillim të dhjetorit pritet mbajtja e Konferencës ndërqeveritare, me të cilën emërohet fillimi zyrtar i negociatave për anëtarësim, që është edhe një nga prioritetet e kryesimit gjerman me BE-në, por megjithatë, siç citon gazeta parisiene, Sofja kërcënohet me veto.
 
Përkujton se gjatë vizitës në Shkup të eurokomisarit për zgjerim në BE-së, Oliver Varheji, u bën thirrje vendeve “të gjejnë zgjidhje për këto çështje, të cilat janë lëndë e mosmarrëveshjeve” dhe potencoi se nëse nuk zgjidhen, do të jetë shumë rëndë të vazhdohet përpara.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU