Maqedoni
Memorandum bashkëpunimi për rrjetin 5G
23.10.2020 18:40
Kryeministri Zaev nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G...

Kryeministri Zaev nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G me nënsekretarit amerikan të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach. Një marrëveshje të tillë në Ambasadën e Kosovës në Shkup e nënshkroi edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Me këtë memorandum, Maqedonia e Veriut dhe SHBA konfirmojnë vullnetin e tyre për të përforcuar bashkëpunimin për aplikimin e teknologjisë 5G, që është në pajtim me planin tonë kombëtar operativ ushtarak që miratuam vitin e kaluar, si një dokument strategjik të epokës së re të digjitalizimit të vendit.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
“Bota përballet me rreziqet e shitësve të rrezikshëm. Deklarata për teknologjinë 5G, vërteton këtë dhe rrjetet e reja të sigurta do të jenë të një rëndësie vitale për prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, e tani ju bashkëngjit 27 vendeve nga 30 anëtarët e Aleancës, si anëtare e rrjetit të pastër.”,- tha nënsekretari amerikan për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, Keith Krach.
ADNAN HAJDARI
