Maqedoni

Ligji për Mbështetjen e Pagave, VMRO-DPMNE: Nuk miratohet ligji për 5 ditë

23.10.2020 19:00

Por ,VMRO DPMNE vlerëson se ligji për subvencionim të pagave, nuk mund të votohet për 5 ditë siç pretendon qeveria...

Por ,VMRO DPMNE vlerëson se ligji për subvencionim të pagave, nuk mund të votohet për 5 ditë siç pretendon qeveria, pasi ai akoma nuk ka arritur në kuvend. 

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski për disa media deklaroi se  kompanitë  nuk do të marrin mbështetje financiare për tetorin.

Që të funksionojë, ligji duhet të miratohet deri më 1 nëntor, sepse paga për muajin paraprak jepet  në muajin e ardhshëm.

Ligji ende  nuk është dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë. Ka disa paralajmërime se do të arrijë  të hënën ose të martën.

Kuvendi nuk mundet që për pesë ditë ta përfundojë punën. Kjo është sjellje joserioze, deklaroi Nikollovski.