Botë

Shqipëri, presidenti Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor

23.10.2020 19:48

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta...

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Presidenti thotë se ndryshimet janë të njëanshme dhe cenojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
 
“Këto ndryshime të rregullave zgjedhore cenojnë parimet demokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesi zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ato janë realizuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës dhe bien ndesh me frymën e kushteve të vendosura nga Këshilli Europian.”,- deklaroi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
 
Presidenti ka bërë të ditur se ndryshimet kushtetuese i ka dërguar në Komisionin e Venecias për një opinion, pasi, siç u shpreh ai, këto ndryshime cenojnë paqen sociale në Shqipëri dhe vënë në dyshim ligjshmërinë e zgjedhjeve të ardhshme.
 
LULJETA NDOKA