Maqedonia e Veriut shteti i gjobave, 14 mijë gjoba në më pak se një muaj!

24.10.2020 13:27

Maqedonia e Veriut është shndërruar në shtet të gjobave...

Maqedonia e Veriut është shndërruar në shtet të gjobave, ku Qeveria çdo ditë ekzekuton me qindra gjoba për shkelje në trafik, por edhe për mosmbajtjen e maskave.

Derisa qytetarët ankohen se në kohë pandemie dhe krize po goditen rëndë me gjoba, Ministria e Brendshme arsytohet se po respektohet ligji dhe po ndëshkohen ata që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Sipas MPB-së, për më pak se një muaj janë shqiptuar mbi 14 mijë gjoba për shkelje në trafik.