Ndërroi jetë ish deputeti, Amdi Bajram
24.10.2020 13:48
Në moshën 64-vjeçare ka ndërruar jetë ish deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Amdi Bajram...

Lideri i Lidhjes së Romëve dhe ish deputeti Amdi Bajram, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.
Vdekjen e ish deputetit Bajram e ka konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka theksuar se i ndjeri ka pasur gjendje shëndetësore komplekse me shumë sëmundje të tjera kronike.
Amdi Bajram ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare. Ai ka pasur probleme me zemrën. Herën e fundit Bajram u pa në dasmën e mbesës së tij në Turqi.
Kryemisnitri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi kanë shprehur ngushëllime deri te familja Bajram, për humbjen e familajrit të tyre.
