LSDM, VMRO po bën obstruksione në kohë pandemie

24.10.2020 14:36

LSDM me akuza ndaj VMRO-DPMNE-së opozitare....

LSDM me akuza ndaj VMRO-DPMNE-së opozitare se po i bllokon ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, të cilat janë të nevojshme për implementimin e masave anti kovid të propozuara nga komisioni për sëmundje infektive, të cilat janë miratuar nga qeveria.

VMRO DPMNE në kohë pandemie, kur tër bota po përballet me virusin e ri të panjohur vazhdon me sjellje destructive, obstruksione dhe kritika ndaj të gjithve që angazhohen maksimalisht në përballjen me virusin.

VMRO DPMNE-ja opozitare po e stërzgjat miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infktive, me të cilat qytetarëve duhet tu mudësohet mbrojtje më e madhe nga Kovid 19.

Me bllokimin e masave që janë të njejta dhe të ngjashme si në pjesën më të madhe të vendeve evropjane Hristian Mickovski dhe VMRO-DPMNE po e rrezikojnë shëndetin e të gjith qytetarëve.                                                                         

Sipas LSDM-së institucionet shëndetësore dhe profesionistët kanë kapacitet dhe gadishmëri për tu përballur me valën vjeshtore të virusit dhe atë do ta bëjnë sado që nuk do ti pëlqejë Mickovskit.

VMRO-DPMNE, nevojitet komision i ri profesional shëndetësor

Por nga VMRO-DPMNE kanë verzionin e tyre rreth ndryshimeve të propozuara në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë dhe masat anti kovid.

“Në këtë ligj nuk përmenden kurrfar masash, në ligjin e dërguar në Kuvend mbë 95% e ligjit përmban atëse cili inspetoriat të dënojë. Në ligj aktualisht u jepen kopetenca inspekcioneve që të dënojnë. Ne kemi propozuar zgjidhje, një komision të ri shëndetësor që do të ishte me të vërtetë professional, ne nuk kërkojmë ti propozojmë ne, kërkojmë njerëzit më të mir në shtet të jenë në atë komision” – tha Vlado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPME poashtu e përsëritë kërkesën për dorëheqjen e misnitritë të shëndetësisë Venko Filipçe, për shkak të siç thuhet keqmenaxhimit me pandeminë. (Naim Sinani, TVM2)