VMRO-DPMNE, Zaev: Cili është qëndrimi juaj për Goce Dellçevin?

24.10.2020 14:48

VMRO DPMNE e akuzon kryeminsitrin Zoran Zaev....

VMRO DPMNE e akuzon kryeminsitrin Zoran Zaev, se nuk po reagon ndaj nënçmimit që zyrtar bullgar po ia bëjnë kombit maqedonas. Sipas kësaj partie qeveria është dashur ti dërgoj notë proteste Bullgarisë, pas deklaratave të zëvendëskryemisnitrit bullgar Karakaçanov.

“Zoti Zaev, cili është qëndrimi juaj për Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedonase? Pse nuk reagoni në nënçmimet bullgare ndaj kombit tonë?  Pse qeveria nuk dërgoi note proteste te Bullgaria, pas deklaratës së Karakaçanov se  do të dërgoj një regjiment ushtarak për të rrënuar përmendoret e revolucionarëve maqedonas në Shkup? A po bëni pazar zoti Zaev me Goce Dellçevin dhe gjuhën Maqedonase?Dhe a po u nënshtroheni kërcnimeve bullgare? – u shpreh  Vlado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-së vendi patjetër duhet të fillojë bisedimet me BE-në pa i shitur Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedonae, e nëse ndodh kjo VMRO-DPMNE sapo të vij në pushtet do ta anuloj atë vendim apo marrveshje dhe asnjëherë nuk do ta respektojë.

LSDM, komisionet do të zgjidhjin kontestet me Bullgarinë 

Kryemisnitri Zoran Zaev dit më parë u shpreh kundër mbajtjes së takimit të liderëve rreth kësaj çështjeje, ndërsa nga LSDM kanë përsëritur qëndrimin se në bazë të marrveshjes për fqinjësi të mirë u mbetet komisioneve të përbashkëta ti zgjidhin çështjet e hapura.

“Me fqiun tonë republikën e Bullgarisë kemi marrveshje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë dhe të theksoj se ajo marrveshje është nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase. Presim që në frymën e kësja marrveshjeje të vazhdojmë sëbashku ti ndërtojmë mardhëniet dhe ti japim përkrahje të ndërsjellë njëra tjetrës dy vendet. Për temat që po diskutohen në periudhën e kalaur dhe që dalin nga marrveshja për fqinjësi të mirë shprehim vullnet që ti zgjidhim nëpërmjet punës së komisioneve që janë kopetente për zgjidhjen e këtyre temave” – deklaroi Marija Georgievska nga LSDM.

VMRO-Popullore, Bullgaria nuk kërkon ndryshime kushtetuese

Ndërkohë VMRO Popullore e ish kryeministrit Lubço Geogrievski ka njoftuar se kryetari i kësja partie ka realizuar një vizitë në Bullgari ku ka takuar minsitren e jashtme Ekaterina Zaharieva, zëvendëskryeminsitrin bullgar njëherit edhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe sekretarin e përgjithëm në kabinetin e presidentit bullgar, Dimitar Stojanov.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj partie bashkëbiseduesit e Georgievskit, kanë theksuar se nuk kërkonë ndryshime kushtetuese, apo marrveshje të re, por insistojnë në implementimin me tempo të qartë të asaj që është dakorduar mes dy shteteve, me theks te komisioni për çështet historike.

Poashtu është konstatuar se në periudhën që vjen do t intensifikohen angazhimet që të mos vijë deri te vetoja në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së theksojnë nga VMRO Popullore e cila aktualisht është pjesë e kualicionit qeveritar me LSDM-në. (Naim Sinani, TVM2)