Mërgimtari dhuron 100 tabletë për nxënësit e SH.F.”Naim Frashëri” Kumanovë
Tabletët u dedikohen nxënësve të cilët kanë mungesë të paisjeve teknike....

Artan Hamziu dikur ish nxënës i Shkollës Fillore “ Naim Frashëri “ në Kumanovë, kurse tash e 22 vjet mërgimtar në Gjermani bëri një gjest që meriton çdo respekt duke sjellur madje 100 tabletë donacion për nxënësite ish shkollës së tij.
Tabletët u dedikohen nxënësve të cilët kanë mungesë të paisjeve teknike për realizimin e porcesit mësimor online.
“Bëhet fjalë për 100 tebletë, të cilat vetë Artan Hamziu ka bër blerjen e tyre në Gjermani dhe organizimin për me na i sjell deri këtu ku edhe bëri shpërndarjen e tyre. Shpresojmë se do ket donator të tjerë si Artani të marrin këso veprime fisnike që në çdo aspect ti dalin në ndihmë nxënësve me të vetmin qëllim që most ë mbesin mbrapa me procesin edukativo arsimor”, - tha Drejtori i SH.F.”Naim Frashëri” - K, Muhamet Zeqiri.
Artan Hamziu, për TVM2 thotë se gjendja aktuale me Covid-19, si dhe kushtet e rënda ekonomike, me të cilën një pjesë e madhe e familjeve shqiptare po përballen, e ka shtyrë atë që të ndërmarrë këtë gjest human.
“Duke e pa gjendjen aktuale me COVID-19 që e ka kaplu tërë botën, si ish-nxënës i kësaj shkolle shpreha dëshirë të kontriboj duke i dhuruar këto Tableta për nxënësit me qëllim mundësimin e realizimit të mësimit online, më vie mirë që kjo dhuratë ka shkuar në vendin e duhur dhe se e njejta do të shfrytëzohet për të mirën e nxënësve”, tha mes tjerash mërgimtari, Artan Hamziu.
Organizator i këtij aksioni humanitar është Betim Hamziu vëllai i Artanit, i cili zaten edhe punon si arsimtar në këtë Shkollë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
