Problemet me Bullgarinë, Ruzhin: Ka zgjidhje, ka dhe njerëz që angazhohen

24.10.2020 17:33

Problemet me Bullgarinë mund të tejkalohen....

Problemet me Bullgarinë mund të tejkalohen tani kur në zgjidhje të kësaj sfide do të aktivizohet më tepër niveli diplomatik i dy shteteve thotë profesori univerisitar Nano Ruzhin.

Ai potencon se edhe tek pala bullgare ekzistojnë politikanë që duan ta ruajnë imazhin e vendit të tyre në BE,  duke mos u paraqitur si shtet i cili pengon aderimin e vendeve të reja brenda BE-së.

Arritjes së kompromisit për çështjet kulturore- historike do t'i paraprijë tradita shumëvjeçare e miqësisë me shtetin bullgar,  thotë Ruzhin.

“Jemi në fazën e gjetjes  së  një aftësie diplomatike dhe mendoj se kjo do të arrihet duke qenë të dyja palët të kënaqura. Sa jemi ne të brengosur, po aq ekziston edhe një elitë bullgare që brengoset për imazhin e Bullgarisë si shtet anëtare e BE-së dhe mendoj se Bullgaria mban përgjegjësi të madhe nëse dikush prej politikanëve të saj bllokon procesin e bisedimeve të RMV-së” – tha profesori universitar, Nano Ruzhin.

Sidoqoftë Ruzhin nuk përjashton mundësinë e bllokimit të procesit eurointegrues nga ana e Bullgarisë,  por shton se secili vendim që nuk favorizon RMV-në,  nuk do të paraqiste fundin e miqësisë me Bullgarinë apo zbehjen e ambicieve shtetërore për integrim në BE. Pret solucion në takimin në nivel kryeministrash, Zaev dhe Borisov.

“Edhe po të ketë  përpjekje të themi  për skenare pesimiste,  mendoj se ka mundësi kjo të tejkalohet, ka mundësi të dy kryeministrat të dakordohen, ka mundësi  kjo që ndodh të përshpejtohet  me zgjedhjet e reja në Bullgari,  pra ka elemente që mund të ndihmojnë në tejkalimin  e këtij kontesti” – u shpreh Nano Ruzhin.

Në problemin dypalësh Ruzhin shpreson  se  tani edhe Gjermania si shtet udhëheqës me BE-në do të luajë rolin e vet në tejkalimin e dallimeve mes dy shteteve sepse fillimi  i negociatave  i BE- së me RMV-në  por edhe  me Shqipërinë,   është  në listën e prioriteteve  të presidencën gjermane. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)