“Covid 19”në Shqipëri, 4 të vdekur 302 të infektuar, rriten shifrat edhe në Evropë dhe Botë
Në Shqipëri brenda 24 orësh janë kryer 1329 testime...

Në Shqipëri brenda 24 orësh janë kryer 1329 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë, 82 janë shëruar qytetarë, derisa 4 pacient e kanë humbur betejën me kovid 19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orësh janë regjistruar dy viktima dhe janë shënuar edhe 166 raste të reja me COVD-19 derisa 55 persona janë shëruar. Çekia shënon 15 mijë raste të reja me virusin korona, numri më i lartë brenda ditës që kur vendi u përball me pandeminë,duke çuar numrin i përgjithshëm të prekurve në 238 mijë.
Ndërkohë, rritje rekorde shënoi edhe Franca gjatë ditës së djeshme, kjo pasi vendi numëroi 42 mijë infeksione brenda 24 orëve të fundit. Deri më tani thuhet se një milion persona janë infektuar në Francë që nga shpërthimi i pandemisë.
Edhe Gjermania regjistroi këtë javë një shifër ditore prej 10 mijë rastesh, përderisa numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në mbi 10 mijë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, iu tha banorëve të shtunën që të frenojnë kontaktet me njerëzit si dhe të minimizojnë udhëtimet, për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve me coronavirus.
Në Belgjikë, ministri i Shëndetësisë, e cilësoi situatën alaramante teksa vendi po vuan “një cunami me të infektuar” duke detyruar anulimin e të gjitha operacioneve apo konsultave jo-emergjente nëpër spitale.
Autoritetet belge thuhet se po mendojnë të vendosin edhe ata shtetrrethimin javën e ardhshme.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Holandë ku autoritetet kanë thënë se në rast se prirja vijon me intensitetin aktual, në fund të nëntorit do të duhet të përshtatin shërbimet e treçerekut të spitaleve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende evropiane, po funksionojnë afër dhe mbi kapacitetet normale për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Vendet evropiane po përballen rëndë me valën e dytë të pandemisë, kjo pas rritjet ditore raportohen të jenë dukshëm më të larta se sa në valën e parë.
Sipas Universitetit amerikan John Hopkins, prej dhjetorit 2019 në gjithë botën janë prekur nga koronavirusi mbi 42 milionë vetë, prej së cilëve 28.5 milionë (67.8% e totalit) kanë mundur të shërohen, ndërsa 1.1 milionë (2.6% e totalit) kanë humbur jetën.
