“Covid 19”, 14 të vdekur 404 të infektuar
Misnitria e shëndetësisë ka njoftuar për 14 të vdekur....

Misnitria e shëndetësisë ka njoftuar për 14 të vdekur dhe 404 raste të reja me kovid 19 në vend. Prej tyre në Shkup janë regsitruar 172 të infektuar, Në Tetovë 41, në Strumic 29, në Prilep 25, Gostivar 20, Koçan 18, Kuamnov 15 , Ohër 11 dhe në disa qytete tjera më pak se 10 persona.
Poashtu instituti i shëndetit publik ka njoftuar për 182 të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me virusin korona në vend arrinë në 26394, prej të cilëve 18430 janë shëruar, 897 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë edhe 7067 persona të prekur me “Covid 19”, pjesa më e madhe prej të cilëve në Shkup, 3388.
Në klinikën infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 10 pacient, ndërsa gjithsej janë të shtrirë 134 pacient.
Në spitalin në Kozle janë hospitalizaur 5 fëmijë dhe 8 nëna pozitive.
Në Spitalin “8 Shtatori” janë pranuar 6 pacient, ndërsa gjithsej po marrin trajtim spitalor 46 pacient.
Në Manastir janë hospitalizuar 52 pacient, në Shtip 50. Në spitalet në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Strumicë, Strugë, Koçan dhe Kavadar ,trajtim spitalorë po marrin 298 pacient me “Covid 19”.
