OKB shënon 75 vjetorin e themelimit

24.10.2020 19:25

Organizata e Kombeve të Bashkuara shënon 75 vjetorin e themelimit...

Organizata e Kombeve të Bashkuara shënon 75 vjetorin e themelimit. Në statusin e tij në Facebook, kryeministri Zoran Zaev ka shkruar se në vitin 1945 mbi rrënoja u ngrit organizata më e madhe në botë e cila aktualisht është simbol i paqes dhe sigurisë globale.

Edhe krahas sfidave të shumta, KB e imponon parimin e dialogut dhe respektimit gjatë parandalimit dhe zgjidhjes së sfidave dhe përmes parimeve të bashkëpunimit dhe solidaritetit, fillojnë nisma për tejkalimin e problemeve botërore urgrente.

Sot kur përballemi me pandeminë Kovid-19, kërcënim më i madh për njerëzimin, pas Luftës së Dytë Botërore, KB përmes organizatës Botërore të Shëndetësisë sërish ka rol qendror duke i koordinuar aktivitetet ndërkombëtare për mbrojtje, thekson Zaev.

“Në drejtim të mbështetjes dhe nxitjes së vlerave njerëzore universale, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e riafirmoi përkushtimin e saj drejt realizimit të Agjendës 2030 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila siguron kornizë universale për përforcim të aksionit kolektiv drejt qëllimeve dhe sfidave të përbashkëta për prosperitet të përbashkët”, thotë Kryeministri i vendit tonë Zoran Zaev, i cili shpreh gadishmërinë e vendit që së bashku të vazhdojmë ta formësojmë të ardhmen tonë dhe të bashkëpunojmë me Kombet e Bashkuara në realizimin e qëllimeve të mijëvjeçarit për zhvillim të qëndrueshëm.