DAP: Tatimet dhe ligjet nuk njohin përkatësi etnike
Ka vazhduar edhe mbrëmë aksioni i Drejtorisë së të Hyrave Publike për kontrollin e lokaleve nëse të njëjtat respektojnë ligjin anti-duhan dhe kartelat fiskale........

Pas aksionit të dy netëve më parë, në Çair, Kumanovë e Likovë, mbrëmë, punonjësit e DAP, të shoqëruar me forca të shumta policore kanë kryer kontrolle në lokalet në Saraj, Kondovë e Tetovë.
Por, nga DAP thonë se këto kontrolle nuk kanë si qëllim mbylljen e bizneseve shqiptare, por respektimin e ligjit nga ana e pronarëve të tyre.
Në katër muajt e fundit, Drejtoria për të Hyra Publike në Kumanovë dhe rrethinë ka kryer 49 kontrolle tatimore, nga të cilat tek 20 obligues tatimor janë konstatuar parregullsi në regjistrimin e qarkullimit kesh, mosdhënie të llogarive fiskale, tek 4 persona fizik janë shqiptuar gjoba për mosregjistrimin e kryerjes së veprimtarisë, ndërsa tek 25 obligues tatimor nuk janë konstatuar parregullsi, thonë nga DAP.
Tatimet dhe bizneset nuk njohin përkatësi etnike dhe politike, ndërsa Drejtoria për të Hyra Publike nuk ka të dhëna dhe nuk zbaton statistika për përkatësinë etnike dhe politike të obliguesit tatimor, thuhet në përgjigjen e DAP-it ndaj lajmeve të publikuara në disa media se DAP ndan etnikisht bizneset, duke bërë kontrolle selektive.
