Maqedoni

Xhaferi: Nevoitet zgjidhje alternative për punën e Kuvendit

25.10.2020 15:24

Situata me pandeminë imponon gjetjen e zgjidhjes altrnative për punën e kuvendit.....

Situata me pandeminë imponon gjetjen e zgjidhjes altrnative për punën e kuvendit. Kështu ka deklaruar për Europën e lirë kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili njëherit sqaron se zgjidhjet alternative do të vlenin vetëm kur e imponojnë rrethanat. 
 
"Tani u gjendëm në mes të pandemisë, siç thot populli mos e dhashtë Zoti shkaktohet zjarr, ku do të punojë kuvendi nëse nuk sanksionohet me kushtetutë, a do të mbetemi robër të asaj që seancat mbahen në sallën plenare. Prandaj kur ndodhemi në këtë situatë është e domosdoshme të mendojmë që të kemi rregulla rezervë se në çfar mënyrë do ta kryejmë funksionin tonë dhe në cilat kushte. Por jo ajo të jetë zëvendësim për punën e rregullt. Por për çdo rast deputetët dhe partitë politike kanë të drejtë ti qasen ashtu siç i janë qasur kësaj ideje, unë mbetem në faktin se nëse jo tani në të ardhmen patjetër të kemi zgjidhje alternative për punë alternative, në kushte alternative. Në kusht normale, cili njeri normal do të kërkonte të punohet nga shtëpia. Por situata imponon të mendojmë edhe për këtë.", tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
 
Xhaferi: Të reflektojnë edhe RMV edhe Bullgaria
 
Sa i përket mundësisë që Bullgaria të vendosë veto të të pamundësojë fillimin e bisedimeve me BE-në, Xhaeri thot se situata politike te të dyja palët është nxehur por ai beson se dy palët do të reflektojnë dhe në dhjetor vendi do të nis bisediemt për anëtarësim. 
 
"Shpresoj se do të reflektojnë dy komisionet, mesiguri të udhëhequr nga situata politike në dy anët, situata ndoshta është nxehur më shum se sa duhet, por kjo është kopetencë e pushtetit egzekutiv që ta mbaj komunikimin në nivel adekuat dhe të vijë deri te zgjidhja adekuate që të tejkalohen të gjitha dallimet lidhur me mundësinë e pengimit. Jam i bindur se çështjet do të qetësohen do të vijnë në vend të vet dhe në dhjetor do të duhej të mbahet konferenca ndër qeveritare dhe më pas për dallimet eventuale me hapjen e kapitujve të vazhdohet me bisedimet për gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme për të dyja palët.", tha Xhaferi.
 
Sa u përket vlerësimit të komisionit evropjan se janë miratuar shum ligje me procedurë të shkurtuar, Xhaferi thekson se kjo ka ndodhur për shkak të marrveshjeve që ka nënshkruar vendi dhe nevojave të procesit reformues, pasi me procedurë të rregullt nuk do të arrinim në kohë të plotësonim kushtet për tu bërë anëtare e NATO-s dhe marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.   
 
NAIM SINANI